Zgjedhjet parlamentare/ Ja si votojnë të infektuarit me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Zgjedhjet parlamentare/ Ja si votojnë të infektuarit me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

14:24, 13/07/2020
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pandemia e Covid 19 ka sjellë shumë probleme në proceset zgjedhore që janë zhvilluar në kushte që nuk janë parë ndonjëherë deri tani.

Vendet në Europë që kanë kaluar procese zgjedhore, nuk e kanë lejuar votimin e personave të infektuar me Covid 19, sepse mund të ishin një burim serioz transmetimi të virusit.

Përfaqësuesit e komisionit zgjedhor janë paraqitur në cdo shtëpi që ka persona të infektuar dhe kanë shprehur dëshirën të votojnë, ata janë veshur me kostume mbrojtëse dhe skafandër në kokë, ku pasi e kanë lajmëruar të infektuarin janë vendosur në distancë sigurie që ai të kryej procesin e votimit.

Votimi i sotëm mbaron në momentin që të gjithë personat që kanë paraqitur kërkesën për të votuar e kanë ushtruar të drejtën e tyre.

Në komisionin zgjedhor komunal në Tetovë janë paraqitur 69 kërkesa dhe janë miratuar vetëm 55 prej tyre, të cilët janë kontaktuar nga dy grupe të posacëm zgjedhor .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco