Greqia evakuon për shkak të zjarrit të egërsuar,  Fshatin SOS të Fëmijëve

Greqia evakuon për shkak të zjarrit të egërsuar, Fshatin SOS të Fëmijëve

11:16, 10/07/2020
A+ Aa A-

Zjarrfikësit evakuuan Fshatin SOS të Fëmijëve pa prindër në Greqi, në Atika, të premten në mëngjes pasi zona u mbulua nga tymi që shpërtheu nga një zjarr i egërsuar pranë.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Athinë-Maqedoni (ANA-MPA), evakuimi u urdhërua si masë paraprake dhe askush nga fëmijët ose stafi i fshatit nuk qe në rrezik.

Zjarri filloi më herët në mëngjes në një grumbull shkurresh të ulëta përgjatë rrugës Odyssea Androutsou dhe po merrte përpjetë nga erërat e forta, ndërkohë që një helikopter dhe 10 makina zjarrfikëse u përpoqën të vinin flakën nën kontroll.

Shërbimi zjarrfikës ka mbyllur edhe një pjesë të autostradës Vari-Koropi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco