Greqia, gati të rikthejë kufizimet që të hënën: Të mbrojmë shumicën nga mendjelehtët

Greqia, gati të rikthejë kufizimet që të hënën: Të mbrojmë shumicën nga mendjelehtët

14:42, 09/07/2020

Athinë - Autoritetet greke thanë se janë gati të rivendosin kufizimet për publikun dhe për udhëtimet javën e ardhshme, duke paralajmëruar se udhëzimet për t’u mbrojtur nga koronavirusi shpesh po injorohen.

Stelios Petsas, zëdhënësi i qeverisë, tha se autoritetet ishin "të vendosura për të mbrojtur shumicën e njërëzve nga pakica mendjelehtë", duke shtuar se qeveria ka të ngjarë të njoftojë kufizime të reja nëse do të jetë e nevojshme të hënën.

Greqia, e cila vendosi masa të rrepta bllokimi, ka ruajtur nivele të ulëta infeksioni. Por rastet janë shtuar që kur u hoqën kufizimet dhe udhëtimet ndërkombëtare rifilluan javët e fundit.

Pestas tha se autoritetet ishin përqendruar në rritjen e numrit të rasteve në shtetet afër, në vendet e Ballkanit dhe tek turistët që hynin në Greqi nëpërmjet kufirit tokësor me Bullgarinë, në pikën e vetme të kalimit që është hapur për udhëtime jo të rëndësishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco