Rriten rastet dhe viktimat nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, shifra e të shëruarve rekord

Rriten rastet dhe viktimat nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, shifra e të shëruarve rekord

15:28, 08/07/2020
A+ Aa A-

Situata në luftën kundër pandemisë Covid 19 nuk po gjen qetësi në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit pas 1794 testimeve të kryera janë raportuar 163 persona pozitiv dhe 8 viktima .

Gjatë ditës së sotme përsëri numri i të shëruarve e ka kaluar atë të infektuarve, sot janë konfirmuar 230 persona të shëruar plotësisht nga koronavirusi.

Shpërndarja e raste është si vijon: Në Shkup janë regjistruar 87 raste të reja, Kumanovë-7, Dibër-2, Shtip-10, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë-8, Ohër-1, Kavadarci-1, Demir Hisar-1, Gostivar-8, Strumicë-1, Kratovë -1, Shën Nikollë-9, Kërçova-3, Resnje-5.

 Që nga fillimi i pandemisë 7406 persona janë  të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3554 janë shëruar kurse 359 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në  Maqedoninë e Verit janë 3493 raste aktive me Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco