Maqedoni/ Shënohen 7 viktima në 24 orët e fundit

Maqedoni/ Shënohen 7 viktima në 24 orët e fundit

16:31, 05/07/2020

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë realizuar 1 032 teste, ku janë regjistruar 115 raste të reja me Covid-19.

Sipas shpërndarjes së qyteteve, në Shkup janë regjistruar 53 raste, Kumanovë 4, Dibër 6, Shtip 3, Prilev 6, Tetovë 8, Strugë 13, Veles 1, Ohër 8,  Gostivar 5, Probishtip 1, Sveti Nikollë 1, Kërçovë 4, Resnje 2.

Ndërkohë që sot Insituti i Shëndetit ka konfirmuar 40 raste të shëruar me koronavirus.

Po ashtu janë regjstruar edhe 7 viktima,5 pacientë nga Shkupi, nga nga Tetova dhe një pacient në Krushevë.

Numri i përgjithëm i personave të diagnostifikuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 7046 persona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco