Shtimi i rasteve me COVID-19 në Serbi, autoritetet greke në alarm, kanë ardhur me pushime...

Shtimi i rasteve me COVID-19 në Serbi, autoritetet greke në alarm, kanë ardhur me pushime...

09:07, 29/06/2020
A+ Aa A-

Autoritetet greke janë të shqetësuar  nga përshkallëzimi i situatës së koronavirusit në Serbi, pasi Greqia mirëpret një numër të madh të turistëve serbë çdo vit, kryesisht në Thassos dhe Samothrace.

Në orët e fundit, në Serbi, numri i infeksioneve është rritur ndjeshëm. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 254 raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin e ri ka arritur në 14.046.

Në këtë klimë, ekziston një shqetësim i arsyeshëm pasi qytetarët serbë janë ndër dhjetëra mijëra në Ballkan që kanë kaluar kufirin greko-bullgar në dhjetë ditët e fundit, pas heqjes së masave kufizuese.

Stacioni kufitar i Promachonas, ku qytetarët evropianë thjesht janë identifikuar dhe nuk janë regjistruar plotësisht, vlerësohet të jetë 12,000 deri 18,000 njerëz në ditë, ndërsa qytetarët serbë - të regjistruar - që kanë kaluar dhjetë ditët e fundit janë 13.211.

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ministri i Mbrojtjes, drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe dhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë janë testuar pozitiv për koronavirusin, ndërsa dy qytete në Serbi, Kragujevac dhe Tutin, shpallën gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së madhe të rasteve të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco