Greqia do t’ia marrë kalin antik Amerikës, me gjyq

Greqia do t’ia marrë kalin antik Amerikës, me gjyq

13:34, 11/06/2020
A+ Aa A-

Ministria greke e Kulturës tha të mërkurën se do të kërkojë riatdhesimin nga Nju Jorku të një statuje kali prej bronzi 2700 vjeçare, për të cilën thotë se ishte eksportuar në mënyrë të paligjshme nga Greqia. Kjo, pasi një gjykatë amerikane e ndaloi një shtëpi ankandi për të vazhduar me shitjen e objektit .

Një deklaratë e Mministrisë thoshte se vendimi i Gjykatës së Apelit ishte me "rëndësi të madhe ligjore" dhe do të kishte implikime të gjera edhe për veprat e trashëgimisë kulturore nga vendet e tjera.

Ministrja e Kulturës, Lina Mendoni tha se rezultati ishte një fitore e madhe në luftën kundër tregtisë së paligjshme të veprave të antikitetit.

Ministria tha se vendimi i publikuar të martën hodhi poshtë një ofertë të shtëpisë së ankandeve Sotheby’s për të vazhduar me ankandin e statujës 14 cm të gjatë nga shekulli i 8-të që ishte pjesë e një koleksioni privat amerikan.

Figura shumë e stilizuar e një kalit nga e ashtuquajtura periudha gjeometrike e artit antik grek - një lloj shumë i popullarizuar me koleksionistët – u hodh në ankand në Neë York në maj 2018, me një çmim të vlerësuar prej 150,000 - 250,000 dollarë.

Zyrtarët grekë i shkruan shtëpisë së ankandit duke kërkuar që ankandi të ndalej dhe vepra të riatdhesohej, duke argumentuar se ishte me origjinë greke dhe nuk ishte deklaruar kurrë ose nuk i ishte dhënë licencë eksporti.

Sipas ligjit grek, të gjitha antikitetet e gjetura në vend janë pronë e shtetit.

Ministria tha që ndërsa Sotheby's e tërhoqi statujën nga ankandi, Shtëpia e ankandit ndërmori veprime ligjore kundër Greqisë. Sotheby fitoi një çështje të parë gjyqësor por Greqia bëri apel, duke rezultuar në vendimin e botuar të martën.

Sotheby's tha të mërkurën se ajo dhe klienti i saj po "rishikojnë hapat e ardhshëm".

"Ndërsa ne jemi të zhgënjyer nga vendimi i djeshëm, kjo nuk ndikon në atë që është në zemër të kësaj çështje - nuk ka asnjë provë për të mbështetur pretendimin e Greqisë për pronësinë e skulpturës së bronzit," tha shtëpia e ankandit në një deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco