Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Zbardhet ekzekutimi mafioz në ishull/ ‘Patrulla e policisë’ vrau biznesmenen, plagosi të shoqin

Zbardhet ekzekutimi mafioz në ishull/ ‘Patrulla e policisë’ vrau biznesmenen, plagosi të shoqin

20:53, 09/06/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme Zakynthos në Greqi është tronditur nga një ngjarje tragjike pasi është ekzekutuar me armë një biznesmene e identifikuar nga mediat vendase si Christina Kloutsinioti.

Kloutsinioti e cila shoqërohej nga bashkëshorti i saj që ka mbetur edhe ai i plagosur, është qëlluar me armë zjárri nga dy persona të veshur si policë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së çiftit në Zakynthos, ku ata po udhëtonin me motor. Afër tyre kanë kaluar dhe autorët, të cilët kanë qenë në motor e të veshur si policë. Autoritetet greke dyshojnë se objektivi ishte bashkëshorti i saj.

Pòlicia po vijon ende hetimet për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë që forcat e rendit janë në kërkim të autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco