Covid-19/ Maqedonia e Veriut vendos nesër për masat shtrënguese

Covid-19/ Maqedonia e Veriut vendos nesër për masat shtrënguese

20:12, 07/06/2020
A+ Aa A-

Komisioni për Sëmundje ngjitëse nesër duhet të mbajë mbledhje në të cilën do të rishikohen hapat e radhës në lidhje me kufizimet.

Edhe sot qytetarët e të gjitha komunave në qytetin e Shkupit, Kumanovës, Tetovës, dhe Shtipit do të jenë në karantinë.

Ndalesa për lëvizje përfundon të hënën në orën 5 të mëngjesit.

Në krahasim me ditët e kaluara, gjatë kohës së orës policore është vërejtur lëvizshmëri më e vogël, të paktën në disa nga rrugët kryesore dhe bulevardet në Shkup.

Mbetet për t’u parë nëse Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do t’i propozojë qeverisë kufizime të reja ose do të ketë lehtësim shtesë të masave, duke pasur parasysh numrin e lartë të rasteve pozitive me Covid-19.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se në 24 orët që kaluan në territorin e gjithë shtetit janë evidentuar shkelje të ndalesës për lëvizje nga ana e 154 personave, ndërsa janë arrestuar 130 persona.

Për masën mosmbajtje të mbrojtjes personale janë regjistruar 386 shkelje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco