Covid-19/ Opozita në Shkup akuza qeverisë: Rekord në rajon sa i përket viktimave

Covid-19/ Opozita në Shkup akuza qeverisë: Rekord në rajon sa i përket viktimave

16:58, 24/05/2020
A+ Aa A-

Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, përmes një komunikate për mediat, shprehet se vendi I tyre është rekordmeni në rajon sa i përket të vdekurve nga Covid-19.

 “Këto të dhëna flasin vetëm se Zoran Zaev, LSDM-ja dhe Filipçe në vend që të fokusohen në masat shëndetësore, shikojnë si ta shpëtojnë karrierën politike. Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 20 raste të të infektuarve dhe një viktimë nga koronavirusi. Nëse krahasojmë, Kroacia në 24 orët e fundit nuk ka të infektuar me koronavirus, ndërsa Shqipëria ka 8 të infektuar. Në Republikën e Maqedonisë numri është dukshëm më i madh i të infektuarve tek ne ka arritur 1.941, ndërsa numri i i viktimave është 113”, shprehen nga VMRO-DPMNE.

Opozitarët gjithashtu shkruajnë se numrat po përkeqësohen çdo 24 orë, ndërsa nëse krahasohet me shtet me numër të përafërt të banorëve si Sllovenia, Maqedonia ka një bilanc më të keq.

Sllovenia në konkludim me 21 majin ka kryer 73.742 testime, ndërsa Maqedonia për atë periudhë ka 24.018.

“Sipas hartës e cila është publikuar, Maqedonia ka indeks më të lartë sipas vdekshmërisë në rajon. Ndërsa ne jemi në majë, LSDM-ja dhe Zaev janë të gatshëm me çdo kusht të shpejtojnë për zgjedhje. Maqedonia është në majë sipas të të infektuarve në një milionë banorë. Maqedonia është në fund sipas numrit të testeve të cilat po bëhen. Me LSDM-në dhe Zaevin të vetmit kemi marrë regjim hibrid, paaftësi, krim dhe varfëri”, mbyllet deklarata e VMRO-DPMNE.

Image

 

Deri tani, Maqedonia e Veriut numëron 1,978 të prekur me Covid-19 dhe 113 viktima. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco