Ushtarët turq pushtojnë një copë toke greke dhe ngrenë flamurin

Ushtarët turq pushtojnë një copë toke greke dhe ngrenë flamurin

19:43, 22/05/2020
A+ Aa A-

Trupat turke kanë pushtuar një copë toke në Greqi dhe kanë ngritur aty flamurin turk në një zonë kufitare të kontestuar.

Sipas Daily Mail, rreth 35 ushtarë marshuan në bregun lindor të lumit Evros.

Ushtarët turq dhe forcat speciale të policisë tani kanë një prani të qëndrueshme brenda territorit grek dhe kanë ngritur kampin në një zonë të quajtur Feres.

Një flamuri i vogël turk tani valëvitet në një pemë. Trupat kanë hedhur poshtë kërkesat hreke për t’u tërhequr.

Tensionet vijnë pasi mijëra refugjatë nuk arritën të depërtojnë në Greqi.

Mediat lokale thonë se ky pushtim është si një reagim ndaj një projekti të qeverisë greke për të zgjeruar gardhin kufitar me qëllim mbajtjen e refugjatëve jashtë vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco