Covid-19 në Maqedoninë e Veriut: 4 viktima dhe 19 raste të reja në 24 orë

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut: 4 viktima dhe 19 raste të reja në 24 orë

15:22, 20/05/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar katër viktima nga Covid-19.

2 viktima janë nga Shkupi, 1 nga Prilepi dhe 1 nga Tetova. 

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritu në 110.

Në spitalin “8 Shtatori”ndërroi jetë një paciente nga Shkupi (65 vjeçare ), një pacient nga Shkupi (71 vjeçar), i hospitalizuar me 16 maj dhe një pacient nga Tetova (73 vjeçar) i hospitalizuar nga 11 maji . Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile ndërroi një pacient nga Prilepi (41 vjeçar) i cili u trajtua në klinikë për më shumë se 40 ditë.

Ndërkohë janë egjistruar edhe 19 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 1,858 numrin total të të infektuarve.

Deri më tani janë shëruar 1,367 pacientë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco