I kishte mbetur vetëm gardhi për të kaluar/ Shqiptari tenton arratinë, por…

I kishte mbetur vetëm gardhi për të kaluar/ Shqiptari tenton arratinë, por…

13:17, 16/05/2020
A+ Aa A-

Një i dënuar tentoi arratisjen nga një burg grek, por kapet në gardhin e burgut.

Bëhet fjalë për një të dënuar shqiptar në burgun e Patras, i cili arriti të kalonte disa nga gardhet rrethuese të burgut të Patras, por u kap pak metra se të dilte jashtë territorit të burgut “Ajo Stefano”.

Policia e burgjeve tha se bëhet fjalë për  një të dënuar me shumë vite burg, për trafik droge.

Emri i tij nuk bëhet publik për momentin. Ai do të dërgohet në gjykatë nën akuzën e tentativës së arratisjes, akuza që do t’i shtojnë edhe disa vite dënimit të tij. Për momentin situata në burgun e Patrës është e qetë.

Burime të Top Channel në zonë, thanë se pritet një ndërhyrje e forcave speciale gjatë orëve në vazhdim, praktike e zakonshme kohët e fundit në burgjet e vendit.

Pak ditë më parë në burgun e Patrës të dënuarit denoncuan në Fiks Fare kushtet skandaloze të jetesës në këtë burg, ndërsa janë të zakonshme  aktet e dhunës verbale dhe psikologjike dhe ndaj të dënuarve, madje Greqia është dënuar lidhur me situatën në to edhe prej Këshillit të Europës./TCH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco