Maqedonia e Veriut fillon gradualisht hapjen e autoshkollave, kurseve dhe disa institucioneve

Maqedonia e Veriut fillon gradualisht hapjen e autoshkollave, kurseve dhe disa institucioneve

12:00, 09/05/2020
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut po hyn në jë fazë tjetër hapjeje, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësis. Filipçe paralajmëroi që nga java e ardhshme të hapen autoshkollat, kurset dhe institucionet ku ka mundësi për respektimin e masave të Qeverisë si mbajtja e distancës dhe të ngjajshme, megjithatë ai nënvizoi se një gjë e tillë do të varet nga numri i personave të rinj të diagnostifikuar me Covid- 19.

"Nëse numri i nesërm i personave të diagnostifikuarve të rinj është përsëri ashtu siç tregon trendi i dy javëve të fundit, përfshirë edhe numrave të sotme, do të rekomandohet hapje e institucioneve gradualisht. Ata që organizojnë edukime, kurse, më tej autoshkollat do të ishin të parat që do të fillonin të funksiononin. Por përsëris se këto propozime dot ë diskutohen nesër në mbledhje dhe do të propozohen tek shtabi qendror i qeverisë. Pres të ketë diskutim edhe për masat edhe për dinamikat, por të gjitha institucionet ku mund të respektohen masat, do të jenë prioritet.”

Në 24 orët e fundit në Maqedoninëm e Veriut janë shënuar 20 pacientë të shëruar, 14 raste të reja dhe një rast vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco