Jep dorëheqjen Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, pas rrëzimit të avionit ushtarak

Jep dorëheqjen Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, pas rrëzimit të avionit ushtarak

22:59, 07/05/2020
A+ Aa A-

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë Damir Krsticeviç dha dorëheqjen të enjten pasi dy pilotët u vranë nga rrëzimi i një aeroplani të vogël ushtarak në jug të Kroacisë.

Avioni i trajnimit Zlin u rrëzua të enjten pasdite pranë qytetit të Zadarit, raporton Reuters.

“Është e vështirë për çdo ministër të mbrojtjes dhe komandantin të humbasë një ushtar. Është e rëndësishme të kryhet një hetim i plotë dhe transparent për atë që ndodhi, "tha Krsticeviç në një konferencë për shtyp, duke shtuar se ai kishte vendosur të tërhiqet.

Ai gjithashtu kujtoi edhe dy pilotët e vrarë në janar në një përplasje të një helikopteri ushtarak.

Kryeministri Andrej Plenkoviç do të takohet me Krsticeviç të premten, tha një përfaqësues i qeverisë për agjencinë shtetërore të lajmeve Hina.

Përfaqësuesi nuk tha nëse Plenkoviç do ta pranonte dorëheqjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco