20 viktima nga koronavirusi në Kroaci/ Konfirmohen mbi 1400 të infektuar në total

20 viktima nga koronavirusi në Kroaci/ Konfirmohen mbi 1400 të infektuar në total

17:03, 09/04/2020
A+ Aa A-

Sipas Selisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në Kroaci, 4 infeksione të reja me koronavirus u konfirmuan brenda 24 orësh, 40 persona u shëruan dhe një vdiq.  

“Në periudhën e kaluar 24-orëshe, kemi 64 pacientë të rinj me COVID-19 ose gjithsej 1407 pacientë,” tha ministri i Shëndetësisë Vili Beros.  

Gjithsej 20 njerëz vdiqën nga koronavirusi, ndërkohë që 34 pacientë janë vendosur në respirator, 326 pacientë janë të shtruar në spital dhe 842 njerëz janë vendosur në shtëpi.  

Numri i njerëzve të shëruar brenda 24 orëve të fundit është 40, duke çuar bilancin e përgjithshëm në 219.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco