Greqia pritet të zgjasë masat kufizuese përtej 6 prillit

Greqia pritet të zgjasë masat kufizuese përtej 6 prillit

11:39, 27/03/2020
A+ Aa A-

Greqia pritet të shtyjë masat kufizuese të qarkullimit përtej 6 prillit. "Sinjali" u dha dje nga shefi i Ministrisë së Shëndetësisë Sotiris Tsiodaras duke thënë "në provincën Hubei të Kinës, masat kufizuese zgjatën për 10 deri në 11 javë".

Në të njëjtën gjatësi vale ishin deklaratat e Nënsekretarit të Mbrojtjes Civile Nikos Chardalias, i cili tha se masat për ndalimin e trafikut ka të ngjarë të zgjaten dhe pas datës së caktuar dhe kontrollet për zbatimin e tyre do të jenë shteruese në çdo cep të Greqisë.

Tsiodras insistoi dje në nevojën për një respektim të rreptë të ndalimit të trafikut, i cili hyri në fuqi në të gjithë vendin nga ora 6 e së hënës së kaluar.

"Nëse hiqen masat, mund të kemi një skenar të Italisë ", tha ai, duke përsëritur se rreziku i sëmundjes është veçanërisht i lartë për të moshuarit dhe pacientët me sëmundje kronike.

Koronavirusi i ri do të ekzistojë akoma dhe do të infektojë popullatën, me rrezikun e një valë të dytë dhe të tretë, derisa fillimisht të gjendet një kurë për rastet e rënda dhe një vaksinë që do të luftojë COVID 19.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco