Koronavirusi/ Shkon në 3 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut, vdes gruaja nga Dibra

Koronavirusi/ Shkon në 3 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut, vdes gruaja nga Dibra

16:48, 25/03/2020
A+ Aa A-

Shkon në tre numri i të vdekurve si pasojë e Koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është konfirmuar nga vetë ministri i shëndetësisë Filipçe.

Bëhet fjalë për një grua 66-vjeçare nga Dibra, e cila ka qenë prej të parave të shtruara në Qëndrën Klinike të Shkupit.

Pacientja e ndjerë prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë dhe mbahej në respirator, ndërsa në spital gjendet edhe bashkëshorti i saj.

Ata dolën pozitiv më 6 mars, pasi më 27 shkurt ishin kthyer nga Italia.

Vetëm në 24 orët e fundit, shteti fqinj ka regjistruar 29 raste te prekurish, ndërsa numri total i tyre arrin në 177 persona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco