Luftë me koronavirusin/ Kroacia mbyll shumicën e shërbimeve, konfirmon 87 raste

Luftë me koronavirusin/ Kroacia mbyll shumicën e shërbimeve, konfirmon 87 raste

19:13, 18/03/2020
A+ Aa A-

Kroacia do të mbyllë nga 19 marsi të gjitha shërbimet përfshirë kinematë, restorantet dhe baret, si dhe dyqanet, përveç dyqaneve ushqimore, farmacive dhe karburanteve, tha Ministri i Brendshëm Davor Bozinovic.  

"Të gjitha shërbimet dhe dyqanet që nuk janë thelbësore do të mbyllen për 30 ditë," tha ai.  

Deri më tani Kroacia ka regjistruar 87 raste të koronavirusit. Pesë persona janë rikuperuar dhe nuk ka pasur vdekje, raporton Reuters.  

Nga kjo javë, Kroacia ka mbyllur të gjitha shkollat dhe universitetet, duke organizuar mësimet në internet dhe përmes kanaleve televizive shtetërore.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco