Provokon Greqia/ Stërvitje ushtarake me plumba të vërtetë pranë kufirit me Turqinë

Provokon Greqia/ Stërvitje ushtarake me plumba të vërtetë pranë kufirit me Turqinë

16:14, 02/03/2020
A+ Aa A-

Ushtria greke ka njoftuar se sot do të zhvillojë një stërvitje ushtarake 24-orëshe me plumba të vërtetë në afërsi të kufirit turk, transmeton Anadolu Agency.

Korpusi i Katërt i Ushtrisë, me qendër në Xanthi në pjesën verilindore të Greqisë, njoftoi dje se stërvitja është vendosur të bëhet në zonat kufitare Kipoi dhe Kastanies.

Zyrtarët kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg zonës pasi mitrolozët, pushkat dhe pistoletat do të përdoren gjatë stërvitjes ushtarake.

Lëvizja e rradhës nga Athina zyrtare vjen pas përplasjeve të ditëve të fundit në kufirin turko-grek, me Turqinë që shtyn emigrantët të dalin nga territori i saj dhe me Greqinë që po tenton ti mbajë sa më larg vendit të saj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco