Ligji për mbrojtjen/ NATO përshëndet miratimin në Kuvend

Ligji për mbrojtjen/ NATO përshëndet miratimin në Kuvend

18:44, 17/02/2020
A+ Aa A-

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Twitter, zëdhënësja e NATO-s Oana Lungesku, e përshëndeti miratimin e Ligjit për mbrojtjen, gjatë seancës së djeshme në Kuvend.

“E përshëndes miratimin e ligjit për mbrojtje në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo është një fushë shumë e rëndësishme e reformave për shtetin i cili përgatitet t’i bashkëngjitet NATO-s, si anëtarë e plotfuqishme, ka shkruar Lungesku në Twitter.  

Ligji parashikon ndryshim në statusin social dhe juridik të Armatës, ku me të janë definuar obligimet të cilat shteti i ka ndërmarrë si anëtare e ardhshme e NATO-s, pasi kalohet nga sistemi i mbrojtjes individual në sistem kolektiv.

Ligji i ri ndryshon edhe emrin e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Armata e Maqedonisë së Veriut. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco