Duke raportuar mes rrënojave, gazetarja turke nuk i mban lotët...

Duke raportuar mes rrënojave, gazetarja turke nuk i mban lotët...

13:31, 25/01/2020

Tërmeti që goditi mbrëmjen e djeshme pjesën lindore të Turqisë ka prekur jo zemrat e këtij populli, por dhe mbarë opinionin publik.

Teksa në qendër të vëmendjes janë lajmet në lidhje me operacionet e kërkim-shpëtimit në godinat e shembura, si dhe momentet plot shpresë kur nga rrënojat nxirren njerëz të gjallë, ata që padyshim e përjetojnë të gjitha emocionet njëherësh janë dhe gazetarët në terren.

I tillë është dhe rasti i gazetares së CNN turk, Fulya Oztürk, e cila teksa raportonte live nga një prej godinave të shembura nga tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter, nuk ka mundur që t’i mbajë lotët.

Gazetarja është prekur teksa forcat e kërkim-shpëtimit tentonin të nxirrnin personin e 40 të gjallë nga rrënojat në Elazig, që ishte dhe epiqendra e tërmetit.


Enkaz arama s?ras?nda Fulya Öztürk gözya?lar?na bo?uldu

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco