‘Babai u bë çati për të shpëtuar fëmijët’/ Dëshmi tronditëse nga tërmeti shkatërrues në Turqi

‘Babai u bë çati për të shpëtuar fëmijët’/ Dëshmi tronditëse nga tërmeti shkatërrues në Turqi

22:06, 24/01/2020

Turqia lindore është goditur nga një tërmet i fuqishëm mbrëmjen e sotme që u pasa me disa lëkundje të tjera. Bilanci i viktimave dhe të plagosurve sa vjen e rritet, ndërsa vijojnë kërkimet nën rrënojat e objekteve që janë shembur.

Një histori dramatike raportohet në rrjetet sociale dhe mediat turke. Nga grupet e kërkim-shpëtimit një baba është gjetur përmbys ndërsa mbante nën krahët e tij fëmijët. Për fat të keq babai ka ndërruar jetë por nuk dihet fati i fëmijëve.

Mijëra persona kanë postuar videon nga gjetja e babait, për të cilin thuhet se u bë si çati për të shpëtuar fëmijët.

“Një baba që mbron fëmijët e tij pas tërmetit duke u pozicionuar si çati për t’i mbuluar ata, duke qëndruar nën të gjithë blloqet e mbetura të ndërtesës …. Baballarët tanë ????????????”, shkruan dikush.

“Një baba që ishte nën mbulim me fëmijët e tij nën rrënoja … Zemra ime vajton. Shtëpitë e njerëzve janë shkatërruar, rrugët e fshatit janë të mbyllura, nuk ka transport # elaz?? #deprem # elaz?gdeprem”.

“Një baba që është në rrënoja me djemtë nën krahët e tij..#elazig #deprem”

“Një baba në Elazig si një çati për fëmijët e tij … dhe për fat të keq ai ndërroi jetë… Zoti le të bëjë vend në parajsë për ata që ndërruan jetë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco