VIDEO/ Panik dhe dhimbje në Turqi! Pallate të shembura, njerëz që kërkojnë të afërmit

VIDEO/ Panik dhe dhimbje në Turqi! Pallate të shembura, njerëz që kërkojnë të afërmit

20:33, 24/01/2020
A+ Aa A-

Pa tërmetit të fuqishëm gjatë mbrëmjes së sotme, pjesa Lindore e Turqisë ndodhet në një situatë të rëndë.  

Nëpërmjet videove të shpërndara në Twitter, tregohen pallate të shembura dhe forcat e shpëtimit dhe emergjencave duke ndërhyrë në vendet ku ka dëme të mëdha.

Njerëz të tjerë nëpër rrugë që kërkojnë të afërmit e tyre, ndërsa ka ende operacione evakuimi.

Ndërkohë që ka ende operacione evakuimi, flitet për katër persona të lënduar, por me sa duket dëmet janë të mëdha dhe viktimat mund të rriten.

Gjithashtu janë bërë thirrje për qytetarë të tjerë në Turqi, që të mos përdorin thirrjet telefonike, për t’i lënë mundësi atyre që kanë nevojë në Elazig, ku ka qenë edhe epiqendra e tërmetit të kërkojnë ndihmë.

Pas lëkundjeve të tërmetit, gjithmonë ka pasur probleme me thirrjet telefonike.

“Ju lutemi bëni thirrjet tuaja përmes aplikacioneve të tilla si Whatsapp, Telegram, Messenger, jo numrat e telefonit. Le të mos përfshihemi në linja telefonike për të arritur njerëzit në Elazig”, shkruan dikush në “Twitter”.

Ndërkaq për të gjithë qytetarët e prekur janë krijuar hapësira për akomodimin.

Po kështu duke iu referuar Qendrës Evropiane Mesdhetare të Sizmologjisë thuhet se tërmeti mund të jetë ndjerë nga 120 milionë njerëz.

Një numër i madh njerëzish qëndrojnë ende në rrugë. Në këtë pjesë të Turqisë temperaturat shkojnë në disa gradë nën zero.

 

 

 

 

 

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco