Edhe Greqia po përgatitet për `luftë`?!/  Kërkon nga SHBA që të blejë super avionët ushtarak F-35

Edhe Greqia po përgatitet për `luftë`?!/ Kërkon nga SHBA që të blejë super avionët ushtarak F-35

11:10, 08/01/2020
A+ Aa A-

Pas Izraelit dhe Turqisë, edhe Greqia ka zyrtarizuar kërkesën për të qenë pjesë e programit për blerjen e super avionëve ushtarak të teknologjisë së fundit F-35. Çdo avion i kësaj gjenerate, kushton të pakën 80 milionë dollarë. Ndërkohë që SHBA ka refuzuar deri më tani Turqinë për shkak të blerjes së sistemit të raketave S-400 nga Rusia, për kërkesën e Greqisë ende nuk është dhënë ënde një përgjigje.. 

Këtë ambicie të madhe ushtarake të Greqisë e artikuloi vetë kryeministri, Mitsotakis, gjatë takimit me presidentin Trump në SHBA. 

Së fundmi janë acaruar shumë marrëdhëniet, Greqi-Turqi, për shkak të zonave naftë e gaz mbajtëse në detin Egje, ndaj fqinji ynë duket se kërkon që me fuqizimin e flotës së vetë ajrore të kompensojë diferencat në fushën ushtarake me Ankaranë. Vizita e Mitsotakis ishte e nivelit më të lartë dhe ai i ka cilësuar marrëdhëniet me SHBA, si  më të mira se kurrë ndonjëherë më parë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco