Mali i Zi dënon agresionin e ultra-nacionalistëve mbi ambasadën e tij në Serbi

Mali i Zi dënon agresionin e ultra-nacionalistëve mbi ambasadën e tij në Serbi

14:22, 03/01/2020
A+ Aa A-

Mali i Zi dënoi fuqimisht të premten, agresionin kundër ambasadës së tij në Serbi gjatë një proteste të mijëra ultra-nacionalistëve, duke thënë se veprimet e huliganëve të futbollit që hidhnin flakë dhe brohorisnin “Vërini zjarrin”, ishin sulm kundër pavarësisë së vendit.

Huliganët e futbollit shënjestruan ambasadën në Beograd dhe u përpoqën të digjnin flamurin malazez gjatë protestës së enjtes mbrëma, njoftoi AP, për një ligj të besimeve fetae që mori parlamenti i Malit të Zi në dhjetor. Serbët thanë se ligji diskriminon Kishës Ortodokse Serbe.

Kryeministri i Malit të Zi Dusko Markovic reagoi në Twitter duke thënë se sulmi ndaj ambasadës ishte një akt joqytetar dhe një tjetër sfidë në mbrojtje të pavarësisë dhe lirisë së vendit të tij të vogël.

Ai tha se ishte “trullosëse” mënyra se si policia serbe nuk e mbrojti ambasadën të enjtën ose gjatë protestave të tjera të fundit.

“Ne do ta mbrojmë Malin e Zi, pavarësisht urrejtjes që vjen nga të njëjtët aktorë brenda dhe jashtë vendit,” tha Markovic.

Mali i Zi u nda nga Serbia e madhe gjatë një referendumi në 2006,  vetëm një e treta e vendit të vogël ballkanik prej 620 mijë banorësh e deklaroi veten si serbe dhe dëshironte lidhjet me Beogradin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco