Zoran Zaev firmos dorëheqjen si Kryeministër

Zoran Zaev firmos dorëheqjen si Kryeministër

11:05, 03/01/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Zoran Zaev, mëngjesin e sotëm deklaroi se e ka nënshkruar dorëheqjen. Tani pritet që kryetari i Kuvendit, të mbledhë seancë plenare, ku do të konstatohet dorëheqja.

“Besoj se shumë shpejt do të arrijë në Kuvend, që gjatë ditës të fillojë procedura dhe përfundojnë punët për zgjedhjet e qeverisë kalimtare”, tha Zaev, në emisionin “Utrinski Brifing”, njoftoi INA.

Ai pret që e gjithë procedura të kalojë pa problem, duke kujtuar se praktika e formimit të qeverisë kalimtare është vendosur që në vitin 2016, me kërkesë të LSDM-së, kur ata ishin në opozitë.

Pas konstatimit të dorëheqjes, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, njofton presidentin e shtetit Stevo Pendarovski, i cili duhet t’i japë mandatin ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili nga organet më të larta të LSDM-së, u propozua si kryeministër teknik, e për të cilin ka dakordësi edhe nga partia opozita VMRO-DPMNE.

Më pas Spasovski, duhet ta propozojë Qeverinë e re, ndërsa Kuvendi ta votojë edhe kjo përbërje qeveritare do të udhëheqë shtetin deri në formimin e Qeverisë së re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco