Ndizen tensionet Mali i Zi-Serbi/ PD: Tirana të mos heshtë

Ndizen tensionet Mali i Zi-Serbi/ PD: Tirana të mos heshtë

10:08, 03/01/2020
A+ Aa A-

Tensionet mes Malit të Zi dhe Serbisë njohën një tjetër moment kulmor mbrëmjen e shkuar kur u sulmua ambasada e Malit të Zi në Beograd.

Ekspertët kanë ngritur shqetësimin se Beogradi po synon të destabilizojë vendin e vogël, ndërkohë që shkak është bërë një ligj për lirinë fetare.

Mes turmës së tifozëve që sulmuan dhe shënjestruan flamurin e Malit të Zi në Beograd, dyshohet se ka pasur edhe eksponentë radikalë me të shkuar kriminale.

Për këtë ngjarje reagoi edhe Partia Demokratike e Shqipërisë. Ajo thotë se është e papranueshme heshtja e qeverisë së Tiranës.

DEKLARATA E PD

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është vënë në epiqendër të sulmeve ambasada e Malit të Zi në Beograd. Përveçse një akt i rëndë, shqetësim sjellin raportimet se në përbërje të turmave dhe në drejtim të tyre kanë qenë grupe dhe eksponentë radikalë me të shkuar kriminale, shumë prej tyre pjesë e forcave paramilitare serbe, që kanë kryer masakra gjatë luftrave në ish-Jugosllavi.

Etja e pashuar e qarqeve në Beograd për dominim kërcënon seriozisht stabilitetin e Ballkanit. Përpjekja e përsëritur për të destabilizuar Malin e Zi synon gjithashtu, të devijojë dhunshëm orientimin euroatlantik të këtij vendi.

Kjo veprimtari tejkalon konfliktet ballkanike dhe përbën një akt të hapur provokimi ndaj NATO-s, BE-së dhe paqes e stabilitetit në rajonin tonë.

Partia Demokratike e Shqipërisë mbështet plotësisht orientimin euroatlantik të Malit të Zi, mbështet vendimet e institucioneve të zgjedhura të këtij vendi në konsolidimin e sovranitetit të shtetit.

Është e papranueshme heshtja e qeverisë së Tiranës lidhur me këtë situatë të rënduar në Mal të Zi. Kreu i kësaj qeverie ka zgjedhur të mbyllë gojën përballë këtij përshkallëzimi të rrezikshëm të Beogradit kundër stabilitetit dhe sovranitetit të Malit të Zi. Kjo heshtje bëhet edhe më e rëndë, kur Shqipërisë i është lënë në dorë kryesimi i OSBE-së, organizatës që motiv të ekzistencës ka sigurinë dhe standartet demokratike te bashkëjetesës.

Partia Demokratike u bën apel organizmave ndërkombëtarë që të monitorojnë me vëmendje këtë situatë krize, të nxitur nga forca e vullnete që kërkojnë devijimin e Malit të Zi dhe krejt rajonit nga kursi euroatlantik, i përcaktuar nga vullneti i lirë qytetarëve të saj, drejt një kursi të kundërt, të dëmshëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, të imponuar nga vullneti i klikave të korruptuara, antidemokratike, me joshje totalitariste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rame vucic bergovic cubrollovici 03/01/2020 10:54

Po si te mos heshti pushti I shqiperise Dhe puthet me vucicet, bergovicet, popovicet etj etj etj. A nuk eshte ky tradhetar gjenetikisht I lindur qe ka goditur kosoven me thike pas shpine. A nuk eshte ky bir rrufiani qe ju ka vene shqiptareve te veriut takse ne rrugen e kombit (alias rruga e gjakut, rruga Sali Berisha) duke ja dhene nje kerrme qe Dhe diten e termetit i grabiti vellezerit kosovare, Dhe si, vij in te ndihmonin pjesen tjeter te kombit ne lendim. A nuk eshte Edhe Elvis Naci nje njeri I kamofluar-qe mbledh fonde tek vellezerit tane (Shqiperi, Veriu sidomos, kosove, maqedoni Dhe diaspore) Dhe del e fryhet ne krahe te tradhetarit, hajdutit, katilit, arrogantit, kancerit Dhe pederastit me te ndyre te kombit tone Dhe nuk thote cfare te shtyn qe mashtron kombin tone. Ka filluar Dhe ky arrogancen njesoj si vicet e serbise Dhe vellait te tyre ketu ne Tirane Rame vucic bergovic cubrollovici. A keni pare Nacin qe javen qe kaloi te shqiptaret per shqiptaret orvatej te mbushte mendjen me deklarimet e fondeve te bera gjasme trasparente. Jo mo jo, trasparente do I besh Ti nje me nje se nuk jane leket tuaja, por bej transparente kamoflimin tend, pse ne krahet e tradhetarit me te ndyre te kombit. Presim pergjigje I nderuar Z Naci

Rame vucic bergovic cubrollovici 03/01/2020 10:51

Shto koment

Denonco