Serbia rikthen brigadat ushtarake që kryen masakra në Kosovë

Serbia rikthen brigadat ushtarake që kryen masakra në Kosovë

13:56, 25/12/2019
A+ Aa A-

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama pret presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe premtojnë paqe në rajon, sinjalet nga Beogradi nuk tregojnë aspak një gjë të tillë.

Koha Ditore shkruan se Serbia ka vendosur të rikthejë dy brigadat ushtarake, që mbahen mend për krimet në Kosovë dhe Bosnje.

Bëhet fjalë për brigadat 63 dhe 72.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vuli, tha se “vetëm një popull mosmirënjohës, që komandohet nga të huajt, do të humbiste lavdinë e brigadave 72 dhe 63, duke i hedhur në të shkuarën”.

Sipas tij, “sa herë që populli serb është kërcënuar nga masakrat dhe shkatërrimi, këto brigada ishin me të”.

Këto brigada morën pjesë në rrethimin e Sarajavës, thotë studiuesi Jovan Kollariç.

Po ashtu ato morën pjesë në operacionin ‘Reka’ në Kosovë. Në këtë operacion u vranë se paku 350 civilë shqiptarë në rajonin e Rekës në Gjakovë dhe u dëbua thuajse e gjithë popullsia shqiptare.

309 trupa shqiptarësh të vrarë në këtë operacion janë gjetur në një varrezë masive në periferi të Beogradit.

Këto krime janë dokumentar nga Tribunali i Hagës. Këto brigada janë dekoruar me urdhërat më të lartë nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco