65 njerëz vdiqën brenda një klubi nate, gjykata dënon me burg 13 personat përgjegjës

65 njerëz vdiqën brenda një klubi nate, gjykata dënon me burg 13 personat përgjegjës

18:13, 16/12/2019
A+ Aa A-

Një gjykatë në Rumani ua shqiptoi dënimet 13 personave për zjarrin në një klub nate në Bukuresht, ku mbeten të vdekur 65 njerëz.

Incidenti i vitit 2015 më pas shkaktoi protesta masive, raporton Rel.

Gjykata Komunale e Bukureshtit i dënoi të hënën tre pronarët e klubit Colectiv me nga 11 vjet e tetë muaj burgim, për shkak të mungesës së sigurisë së mjaftueshme në lokal.

Klubi u përfshi nga flakët më 30 tetor të vitit 2015, gjatë një shfaqjeje që përfshinte edhe fishekzjarre.

Gjykata dënoi edhe tre persona nga kompania që e furnizoi klubin me fishekzjarre.

Ata u dënuan me burgim nga 10 deri në 12 vjet.

Një zyrtar i qytetit të Bukureshtit dhe inspektorë të zjarrit, që kanë thënë se klubi është i sigurt vetëm pak ditë para zjarrit, u dënuan po ashtu.

Numri i madh i viktimave dhe neglizhenca zyrtare nxitën protesta masive kundër korrupsionit në Rumani, të cilat çuan më pas në dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm, Victor Ponta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco