FOTO-VIDEO/ Përmbytje dramatike në Greqi, stuhi dhe reshje të dendura vëshojnë në disa qytete

FOTO-VIDEO/ Përmbytje dramatike në Greqi, stuhi dhe reshje të dendura vëshojnë në disa qytete

19:59, 22/11/2019
A+ Aa A-

Grqia është përfshirë nga stuhi dhe shira të dendur, ku si rrjedhojë e vërshimeve, shumë qytete janë përmytur, si Halkidiki, Kavala, Thaso.

Dëmet janë të mëdha dhe janë evakuuar zona të tëra, situata paraqitet kritike.  Preferktura e Maqedonisë Lindore ka shpallur emergjente për zonën e Kavallës dhe ishullin Thaso.

Në Halkidiki, rrugët janë shndërruar sikur të jenë lumenj.

Vërshimet e shirave rrëmbejnë makina, duke rrezikuar banorët dhe kalimtarët.

Autoritetet bëjnë me dije se është izoluar ishulli Thaso si dhe është mbyllur porti, për shkak të motit të keq.

Në Potamia Kavala, dy shtëpi janë shkatërruar plotësisht, duke bërë që të evakuohen familjet.

Shumë ndërtesa janë përmbytur, ndërsa stuhia vazhdon me të njëjtin tension në zonën veriore të Greqisë.  

Situata paraqitet dramatike edhe në Olimpiada, Halkidiki.

Një shkollë u shkatërrua nga stuhia në Nea Marmara. Kjo është goditja e dytë e natyrës brenda pak muajsh në të njëjtën zonë të Halkidikisë. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco