Paralajmërimi i  mjekëve për Vuçiçin, mos e bëj këtë gjë sepse...

Paralajmërimi i mjekëve për Vuçiçin, mos e bëj këtë gjë sepse...

10:17, 19/11/2019
A+ Aa A-

Mjekët e Akademisë ushtarake mjekësore (VMA) rreptësishtë ia kanë tërhequr vërejtjen se fluturimi me aeroplan mund ti përkeqësoje gjendjen shëndetësore presidentit Vuçië, shkruan “Novosti”.

Bazuar në këtë vërejtje e sugjerim presidenti Vuçië në muajin e ardhshëm nuk do të fluturojë me aeroplan për shkak të problemeve shëndetësore me të cilat u përball gjate ditëve të shkuara, shkruan gazeta.

Kjo ka ndikuar që Vuçië të anulojë vizitën e parashikuar në Iran me 22 nëntor dhe Emirate të Bashkuara Arabe pak më vonë.

Mësohet se mjekët e VMA i kanë tërhequr vërejtjen në pasojat që mund të ketë për shëndetin e tij nëse fluturon me aeroplan, duke i rekomanduar që përderisa gjendja nuk stabilizohet duhet të evitojë këtë lloj udhëtimi.

Vuçië të shtunën u shtrua ne spital për shkak të problemeve ne zemër, ndërsa dje ka dale dhe po trajtohte në shtëpi, por ai ka shkuar në vendin e tij të punës, shkruan “Novosti”.

Mirëpo për shkak të masave të kujdesit dhe këshillës së mjekëve, ka punuar me orar të shkurtuar në mënyrë që të marr trajtimin për problemet kardiovaskulare të përshkruara nga mjekët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco