Shkupi drejtë Aleancës Veri-Antlantike, Holanda ratifikon protokollin për anëtarësimin në NATO

Shkupi drejtë Aleancës Veri-Antlantike, Holanda ratifikon protokollin për anëtarësimin në NATO

20:10, 12/11/2019
A+ Aa A-

Gjatë pasdites së sotme, senati holandez ratifikoi protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, përmes një postimi ne rrjetet sociale njoftoi lajmin e shumë pritur.

Pas Holandës, ratifikimin e protokolli për në NATO, do të duhet bëjë Franca dhe Spanja, ku më pas Maqedonia e Veriut formalisht do jetë anëtarja e 30-të e plotfuqishme e Aleancës.

Radmilla Shekerinska, ministrja e Mbrojtjes, deklaroi sot se pritet që deri në fund të nëntorit apo deri në Samitin e Londrës, të përfundojë ratifikimin e protokollit edhe Franca.

Sipas saj mbetet vetëm ratifikimi në Spanjë, për të cilën vlerësime më të sakta do të mund të bëhen pasi të jetë qartësuar qeveria e re, shkruan INA.

“Sipas paralajmërimeve, seanca e parë e Parlamentit spanjoll do të jetë në fillim të dhjetorit. Secili spekulim tani, do të jetë vetëm spekulim. Me shumë kujdes i ndjekim ngjarjet, e dërgojmë vazhdimisht porosinë se për ne është shumë me rëndësi, por edhe për rajonin anëtarësimi ynë sa më i shpejtë”, deklaroi Shekerinska.

Ministrja ka qenë sot për vizitë në laboratorët e rinovuara dhe të pajisura me pajisje të reja në Akademinë ushtarake “Gjeneralë Mihailo Apostoloski” në kazermën “Goce Dellçev”, në të cilat është instaluar teknologji e avancuare arsimore, dedikuar për projektin mbi avancimin e arsimit në distancë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco