Çfarë fiton Serbia nga 'mini-Shengeni ballkanik'

Çfarë fiton Serbia nga 'mini-Shengeni ballkanik'

07:35, 11/11/2019
A+ Aa A-

Pas deklaratës së kryeministrit maqedonas Zaev, në konferencën e mbajtur pas takimit të Samitit të Ohrit, fjalën e mori presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili deklaroi se marrëveshja e “mini-shengenit ballkanik” është shumë e rëndësishme për Serbinë, por edhe për vendet e tjera që janë pjesë e saj.

“Mini-Shengeni ballkanik është një nismë shumë e mirë për vendin tonë. Është e rëndësishme se si u morëm vesh në një kohë të shkurtër për të arritur një marrëveshje që është në të mirë të qytetarëve tanë”, tha ai. Po ashtu ai është shprehur se nga kjo marrëveshje të tri vendet do të kursejnë rreth 260 milionë dollarë, njofton albinfo.ch.

Njësoj si Zaev, Vucic lajmëroi se qytetarët e rajonit do të mund të udhëtojnë nga një shtet në tjetrin vetëm me letërnjoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I deleguari11/11/2019 08:48

Se pari dhe mbi të gjitha cvleresohet presjoni I shtetit te Kosoves per taksen 100%, si edhe cvleresohet plotesisht baza mbi të cilen eshte ideuar politika e zotit Albin Kurti :_parimi i reciprocitetit, per faktin e thjeshte se Edvin Mafija i hap Serbise valvulen e shpetimit me ane te ketij Shengeni!

minishengeni11/11/2019 08:11

A do të përfitjnë nga "Minishengeni" ballkanik i lëvizjes së lirë, qindra mijë shqiptart e dëbuar me forcë nga tokat e tyre në Serbi e Maqedoni ?

Shto koment

Denonco