Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Trafiku / Gjenden 41 emigrantë brenda një kamioni frigorifer në Greqi

Trafiku / Gjenden 41 emigrantë brenda një kamioni frigorifer në Greqi

15:08, 04/11/2019
A+ Aa A-

41 emigrantë janë gjetur në një kamion frigorifer në Greqi, fatmirësisht pa dëmtime për jetën.

Mësohet se emigrantët kanë qenë me origjinë afgane, dhe synonin të shkonin drejt vendeve të Europës perëndimore.

Policia ndaloi kamionin për një kontroll të rregullt, në një autostradë afër qytetit verior Grek të Xanthi.

Pas zbulimit të emigrantëve brenda kamionit, policia arrestoi shoferin dhe migrantët u dërguan për identifikim në një stacion të policie.

Shumica e migrantëve që arrijnë në Greqi, largohen nga luftërat në Siri, Irak.

Autoritetet greke po përpiqen të përballojnë një rritje të të numrit të migrantëve në ishujt e saj lindorë.

Kampet e financuara nga BE-ja në Greqi, janë të mbipopulluara dhe në shumë raste janë shënuar incidente të dhunshme dhe viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco