Ambasadori amerikan: Marrëveshja Kosovë-Serbi, të bazohet në njohjen reciproke

Ambasadori amerikan: Marrëveshja Kosovë-Serbi, të bazohet në njohjen reciproke

10:40, 03/11/2019
A+ Aa A-

Anthony Godfrey, ambasadori i sapoemëruar i SHBA-së në Serbi, thotë se ai nuk planifikon t’u japë liderëve serbë mësime, por shpreson për dialog të hapur.

‘Qëndrimi i SHBA-së për Kosovën nuk ka ndryshuar. SHBA-të duan një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, që “nën rrethana ideale” të bazohet në njohjen e ndërsjellët’.

“Unë nuk planifikoj të ndikojë tek liderët serbë, sikur do t’u jap mësime. Shpresoj për një dialog të hapur dhe kur duhet t’u tregoj gjëra të vështira, do t’u them direkt, në biseda private, sa më shumë që të jetë e mundur, sepse në atë mënyrë puna diplomatike është më e efektshme”, tha Godfrey

Për sa i përket të dërguarve amerikanë për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, si dhe Richard Grellen, në lidhje me dialogun Kosovë- Serbi, ai tha se ata të dy kërkojnë rifillimin e dialogut, me shpresën që të ndihmojnë Prishtinën dhe Beogradin që të vijnë më një zgjidhje, prej të cilës do të përfitonin të dy palët, shkruan B92, transmeton lajmi.net.

“Diçka për të cilën do të negociohet në vend dhe që do të marrë shumë kohë sepse është e rëndësishme për stabilitetin rajonal,” tha Godfrey.

Në lidhje me idenë e korrigjimit të kufijve, a ishte ajo në tryezë për Uashingtonin, ai tha se ishte e rëndësishme të kishte bisedime thelbësore.

E rëndësishme të arrihen bisedime thelbësore mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se të gjitha pengesat e mundshme, duhen adresuar në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme, që do të kontribuonte në stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Sfidat e rëndësishme sipas tij, janë tarifat, si dhe fushata e tërheqjes së njohjes së pavarësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco