Përplasje fizike mes afganëve dhe sirianëve, i vënë zjarrin kampit në Samos

Përplasje fizike mes afganëve dhe sirianëve, i vënë zjarrin kampit në Samos

17:34, 15/10/2019
A+ Aa A-

Si pasojë e një sherri masiv mes refugjatëve sirianë dhe atyre afganë, kanë mbetur të plagosur tre persona, në qendrën e refugjatëve në ishullin grek të Samos.

Lajmi mbi tre personat e plagosur, u konfirmua nga policia greke.

Më shumë se 5 mijë persona janë evakuuar nga një qendër pritjeje për refugjatët në ishullin grek Samos. Mjekët pa kufij konfirmuan se gjysma e refugjatëve në këtë kamp janë gra dhe fëmijë.

Ky kamp ka kapacitet për 3 mijë vende, pro aktualisht atje qëndrojnë më shumë se 13 mijë persona.

Në ishujt greke tensione për këtë situatë, përshkallëzohen çdo ditë dhe autoritetet i kërkojnë qeverisë që të përshpejtojë operacionet për transferimin e refugjatëve.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco