Dy tërmete brenda pak minutash trondisin sërish shtetin fqinj/ Panik te banorët

Dy tërmete brenda pak minutash trondisin sërish shtetin fqinj/ Panik te banorët

17:10, 07/10/2019
A+ Aa A-

Dy tërmete, njëri pas tjetrit, kanë shkundur sërish sot Greqinë.

Tërmeti i parë me magnitutë 5.1 Rihter, me epiqendër në juglindje të ishullit të Rodos, ndodhi në 07:44 të mëngjesit.

Sipas vlerësimit të parë, thellësia fokale e tërmetit u vlerësua në 16.8 km.

Termeti i dytë me magnitudë 3.7 Rihter u regjistrua në Katerinipak çaste më vonë se i pari.

Tërmeti ndodhi 35 kilometra në jug-perëndim të Katerini dhe kishte një thellësi fokale prej 13.9 kilometra, njofton Instituti Gjeodinamik grek.

Image

Image

Prej disa muajsh, Greqia është në një aktivitet të vazhdueshëm sizmik, me një sërë tërmetesh që kanë goditur thuajse të gjitha pjesët e vendit, por fatmirësisht pa shënuar viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco