Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Sekretari amerikan Pompeo, sot për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Sekretari amerikan Pompeo, sot për vizitë në Maqedoninë e Veriut

07:37, 04/10/2019
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo sot do të qëndrojë në Ohër, pas vizitave në Vatikan dhe Podgoricë. Siç mësohet ai ka përzgjedhur Ohrin, si destinacion të ndalimit, nga ku Departamenti Amerikan i Shtetit siç bëri të ditur MIA ka vlerësuar se Pompeo pas takimit me kreun e shtetit ,do të nënvizojë se Marrëveshja e Prespës përbën një hap të jashtëzakonshëm të liderëve të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, për stabilizimin dhe prosperitetin e rajonit për tu bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së.

Nga DASH po ashtu kanë nënvizuar se SHBA-të janë të fokusuara në Ballkanin Perëndimor si një pjesë e rëndësishme stratgegjike e idesë për Evropën e Bashkuar.

Pompeo gjatë qëndrimit në Ohër do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev, me zv/kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani, si dhe ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Sheqerinska.

Pas Ohrit, sekretari amerikan do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Athinë. (INA)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco