Shqiptari i parë, kryetar i Gjykatës Supreme në Maqedonin e Veriut

Shqiptari i parë, kryetar i Gjykatës Supreme në Maqedonin e Veriut

22:10, 10/09/2019
A+ Aa A-

Gjykatësi suprem Faik Arsllani është shqiptari i parë i cili është zgjedhur për të ushtruar detyrën si kryetar i Gjykatës Supreme, pas shkarkimit të kryetarit Jovo Vangellovski, në seancën e sotme.

Pas dy vitesh tentativa të pasuksesshme, sot Këshilli Gjyqësor e ka shkarkuar Vangellovskin edhe nga funksioni gjykatës.

Shkarkimi i Vangellovskit është propozuar së bashku me dy gjyqtarë të tjerë suprem, të cilët së bashku i mbivotuan dy kolegë në këshillin penal të Gjykatës Supreme, me çka i hoqën paraburgimin Sead Koçanit, i cili atëherë ishte i arratisur.

Ndryshe, opinioni e dëgjoi Vangellovskin në bombat duke kurdisur një lëndë gjyqësore me ish-ministrin Mile Janakieski, pastaj në diskutimin e një zyrtari të qeverisë me bashkëbisedues ku shpalosin momente komprometuese për të.

Në një raport të veçantë e ka theksuar edhe prokurorja speciale Katica Janeva si gjykatës, kryetari i gjykatës më të lartë, i cili kryen ndikime partiake dhe direktiva, por deri më sot, ai nuk ka dhënë dorëheqje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco