Arrestohen 10 persona në disa qytete,  sekuestrohet drogë, armë dhe automjete

Arrestohen 10 persona në disa qytete, sekuestrohet drogë, armë dhe automjete

16:57, 06/09/2019

Policia e Maqedonisë së Veriut, ka shpërbërë një grup kriminal që është marrë me blerjen dhe shitjen e marihuanës në Strugë, Ohër, Manastir, Veles dhe Tetovë.

Sipas njoftimit të zëdhënësit të MPB-së, Toni Angellovski deri më tani janë privuar nga liria 10 persona.

Gjatë hetimit është konstatuar se grupin e ka udhëhequr LL. G (25) nga Struga, i cili ka qenë i angazhuar për blerjen, organizimin e transportit dhe distribuimin deri te dilerët e rrugës për shitje të mëtutjeshme dhe M.D. (23) nga Struga i cili drogën e ka fshehur në shtëpi në f. Bellicë të Epërme, ku është paketuar dhe dorëzuar për shitje të mëtutjeshme.

“Sektori për pengimin e krimit të organizuar dhe serioz dhe sektori për kriminalistikë në koordinim me SPB Ohër dhe PP Strugë, pengoi grup kriminel që merrej me blerjen, shitjen dhe distribuimin e marihuanës.

Në periudhën e mëparshme janë bërë disa bastisje dhe deri më tani janë privuar nga liria 10 dhjetë persona, te të cilët janë gjetur dhe sekuestruar 7 automjete, 1 motoçikletë, rreth 20 kilogram marihuanë, lëndë tjera narkotike, armë dhe gjësende tjera në interes të hetimit”, u shpreh zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco