Greqia ndryshon ligji mbi emigracionin, ja çfarë përfitojnë shqiptarët

Greqia ndryshon ligji mbi emigracionin, ja çfarë përfitojnë shqiptarët

17:17, 04/09/2019

Edhe pse me vonesë, shteti helen ka adoptuar udhëzimet e Komisionit Europian për lejet biometrike.

Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, e që kanë arritur të marrin ID biometrike të qëndrimit në këtë shtet, do të kenë mundësi të kenë disa të drejta të tjera.

Zbardhen të gjitha përfitimet që do të kenë shqiptarët që zotërojnë lejen unike të qëndrimit.

Kështu, do të ofrohet një trajtim i barabartë i punonjësve, të cilët do të gëzojnë të njëjtin trajtim me vendasit.

“Mbajtësit e lejes biometrike do të kenë të drejtën e hyrjes dhe qëndrimit në territorin grek si dhe qarkullimin e lirë, me kufizimet që parashikon ligji (zona të sigurisë, etj.); të drejtën për të ushtruar veprimtarinë për të cilën kanë marrë vizën hyrëse; kushtet e punësimit, përfshirë limitin minimal të moshës për punë, konditat e punës, përfshirë kushtet e pagës dhe të largimit nga puna, orarit të punës, të lejeve dhe ditëve të pushimit, si dhe kërkesat lidhur me shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës; të drejtën për grevë dhe veprimtarinë sindikale, sipas legjislacionit kombëtar, lirinë e grumbullimit, të aderimit dhe pjesëmarrjes në shoqata punonjësish apo punëdhënësish apo çdo lloj shoqate profesionale, përfshirë avantazhet që ofrohen nga këto organizata ndërmjet të cilave të drejtën e negocimit dhe lidhjes së kontratave kolektive, të gjitha këto, me rezervën e dispozitave që lidhen me rendin publik dhe sigurinë publike”, – thuhet në nenin e ndryshuar 21A të Kodit të Emigracionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco