Zgjedhjet europarlamentare, deputetja anti-shqiptare humbet mandatin në PE

Zgjedhjet europarlamentare, deputetja anti-shqiptare humbet mandatin në PE

20:16, 28/05/2019
A+ Aa A-

Elena Theocarous, deputetja qipriote në Parlamentin Europian e njohur për qëndrimet e saj antishqiptare, sidomos në ngjarjen e Bularatit ku u vra Konstandin Kacifas, ka humbur në zgjedhjet e fundit europarlamentare mandatin e saj si deputete.

Theocharous ishte e pranishme në varrimin e Katcifas në Bularat të Gjirokastrës, ku akuzoi Shqipërinë për vrasje dhe për shkelje të të drejtave të njeriut.

Madje kërcënoi se do të ngrinte një rezolutë për ngjarjen ndaj Shqipërisë.

Menjëherë pas kësaj ngjarje dhe deklaratave anti shqiptare, Shqipëria e shpalli ‘nongrata’ Theocarous

Edhe më herët në vitin 2016, Theocarous kishte deklaruar, se Tirana është tokë greke.

Në të njëjtën kohë deputetja qipriote, ka mbajtur anën e Serbisë, duke kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco