Cipras pranon humbjen dhe e dërgon vendin në zgjedhje në qershor

Cipras pranon humbjen dhe e dërgon vendin në zgjedhje në qershor

10:00, 27/05/2019

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare pas disfatës së partisë së tij në zgjedhjet për Parlamentin Europian. Tsipras tha nga zyrat e partisë SYRIZA se rezultati nuk u përgjigjet pritshmërive të tyre dhe nuk do ta injorojë. 

Afati i qeverisë skadon në tetor dhe përpara njoftimit të së dielës, zyrtarët qeveritarë kishin këmbëngulur që zgjedhjet të mbaheshin në vjeshtë. 

Tsipras tha se do të takojë  presidentin grek për të kërkuar shpërndarjen e parlamentit pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe rajonale më 2 qershor. Data e fundit kur mund të caktohen zgjedhjet është 30 qershori.

Vota e grekëve nxori fitues për zgjedhjet e Parlamentit Europian, konservatorët e “Demokracisë së Re”, të cilët kryesojnë me gati 9% pas rezultateve të para zyrtare, duke përqëndruar 32.7% të votave.

Udhëheqësi i tyre, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Tsipras dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme kombëtare.

Por, vota e grekëve ka nxjerrë gjithashtu edhe një lajm pozitiv, që është humbja e fuqisë së neonazistëve të “Agimit të Artë”, të cilët nga forcë e tretë politike kanë shkuar në vendin e pestë, me 4.8%, duke humbur gati 40% të mbështetësve të tyre.

Ndërkohë, partia qeveritare “Syriza”, me vetëm 24% të votave, ka humbur 2% nga zgjedhjet e kaluara dhe gati 10% nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2015.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco