Zaev-Fischer: Evropa ta shpërblejë Maqedoninë e Veriut

Zaev-Fischer: Evropa ta shpërblejë Maqedoninë e Veriut

08:53, 20/05/2019
A+ Aa A-

Evropa duhet ta shpërblejë Maqedoninë e Veriut për guximin e saj për t’u ngritur mbi sfidat më të vështira. Këto ishin konkluzionet e takimit që u mbajt sot në Vjenë në mes kryeministri, Zoran Zaev dhe ish-presidenti austriak, Heinz Fischer.

Siç theksojnë nga shtypi i qeverisë, në takim, kryeministri Zaev e njoftoi ish-presidentin e Republikës së Austrisë, Fisher, lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend, domethënë zbatimin e suksesshme të zgjedhjeve presidenciale, si dhe rrjedhën e reformave në disa fusha kyçe.

Në të njëjtën kohë, në takim u konfirmua mbështetja që Republika së Austrisë që i jep vazhdimisht Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Dhe kjo mbështetje, siç u theksua në takim, nuk do të lihet jashtë derisa Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotë e BE.

“Maqedonia e Veriut është bërë model për një kohë të shkurtër, një shembull se si zgjidhen edhe çështjet më të vështira bilaterale dhe prandaj Evropa duhet ta kthejë dhe të shpërblejë vendin tonë”, tha Kryeministri Zaev në takim me ish-presidentin austriak Heinz Fischer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco