Haradinaj uron presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut

Haradinaj uron presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut

10:26, 06/05/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka uruar Stevo Pendarovskin për zgjedhjen e tij si president i Maqedonisë së Veriut.

Ai përmes një shkrimi në Facebook tha se Kosova është gjithmonë e gatshme për thellimin e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.

“Urime qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Me këtë rast, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Stevo Pendarovski. Kosova është gjithmonë e gatshme për fuqizimin e bashkëpunimit dhe avancimit të marrëdhënieve të mira me Maqedoninë e Veriut, në të mirë të të dy popujve tanë, të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të perspektivës sonë euro-atlantike” ka shkruar Haradinaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco