Autostrada Prishtinë - Shkup hapet në maj

Autostrada Prishtinë - Shkup hapet në maj

07:38, 19/04/2019

Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën më Maqedoninë, e quajtur “Arbën Xhaferi”, ishte parashikuar të përfundonte në fund të vitit 2018. Por, ajo nuk ka përfunduar ende, duke i tejkaluar tashmë afatet e parapara. Në Ministrinë Infrastrukturës dhe Transportit  thonë se kjo autostradë do të hapet për qarkullim në muajin maj.

Katër vite më parë në një ceremoni shtetërore ishe prerë shiriti i fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës që do të lidh Prishtinën me Shkupin. Atë kohë për këtë vepër ishin thurur fjalët më të mëdha, duke e cilësuar edhe si projektin më me vlerë që po bëhej në Kosovë. Ishte premtuar se shiriti inauguruese të pritej në fund të vitit 2018. Por kjo nuk ka ndodhur, punimet po vazhdojnë.

E saga e ndërtimit të kësaj autostrade duket se do të përfundojë pas një muaji.

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit  kanë treguar se punimet në Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën më Maqedoninë janë drejt fundit.

Në këtë institucion kanë thënë se lëshimi për qarkullim i kësaj autostrade do të bëhet kah fundi i muajit maj. “Punimet janë drejt përfundimit. Përurimi i saj do të bëhet diku në fund të muajit maj”, kanë thënë në MIT.

Ndryshe, Autostrada që e lidh Prishtinën me Shkupin, ishte planifikuar të përfundoj më 31 dhjetor 2018, por konsorciumi Bechtel – Enka nuk kishte arritur që t’i përfundojë me kohë punimet.

“Arbën Xhaferi”, me gjatësi prej rreth 60 kilometrash, buxhetit të Kosovës pritet t’i kushtojë 700 milionë euro, por që kontrata në mes Qeverisë dhe konsorciumit nuk është bërë asnjëherë publike.

Ditë më parë për punimet në këtë autostradë ka reaguar edhe ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kossnet. Ai gjatë një vizite që ka bërë në këtë autostradë ka thënë se punimet duhet të përfundojnë sa më shpejt.

“Rruga e re është çelës për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe integrimin rajonal. Presim me padurim përfundimin e rrugës!”.

Me arsyetimin se temperaturat kanë ndikuar në shtyrjen e përfundimit të projektit, nuk pajtohen ekspertë rrugorë në Kosovë.

Halim Gjergjizi, profesor në Prishtinë, ditë  më parë në një deklarim për media ka thënë se nënshkrimin e kontratës ka pasur parasysh edhe sezonin me temperatura të ulëta, që nuk lejojnë punimet.

Arsyetimin për temperatura ai e quan të sajuar dhe pa argumente.

“Tash sajohen temperaturat, mund të sajohen edhe arsye tjera. Kompania fituese dhe Qeveria duhet të njoftojnë qytetarët në mënyrë korrekte, pse janë tejkaluar afatet e parapara dhe të kërkojnë falje publike. Për tejkalim të afateve, në vendet e zhvilluara duhet paguar dëmshpërblim, pasi është infrastrukturë publike dhe pamundësohet shfrytëzimi i kësaj infrastrukture”, ka thënë ai.

Ndryshe, që nga fillimi i ndërtimit të autostradës në korrik të vitit 2014, nga kompania ndërtuese është paralajmëruar se do jetë e gatshme për qarkullim në fund të vitit të kaluar.

“Bechtel Enka” ia mori buxhetit të shteti 53 milionë euro shtesë, për shkak të, siç u tha, dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat kësaj kompanie.

Qeveria e Kosovës gjatë vitit të kaluar kishte ndarë 53 milionë euro shtesë për “Bechtel Enkan” për autostradën e Shkupit.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj pati thënë se “për shkak të dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat, konsorciumi ka kërkuar që fillimisht t’i paguajmë 63 milionë euro për shkak të mbajtjes së pajisjeve gjatë dhe shpenzimeve indirekte”.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ndërkaq pati thënë  se po ia ndajnë këto para për të mos u përballur me procese gjyqësore.

Konsorciumi turko-amerikan “Bechtel-Enka”, është kompania e cila po ndërton këtë autostradë./ Fatos Shala,MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

xhaj daku22/04/2019 10:42

Ça ishte kjo mer Daj

Daj Jaku19/04/2019 09:30

Tani pirdhini më të traut të Shevqetit.

Shto koment

Denonco