Një çift pëson vdekje tragjike në Santorini të Greqisë

Një çift pëson vdekje tragjike në Santorini të Greqisë

22:21, 17/04/2019

Tabloidi britanik “The Sun” raporton për vdekjen e një çifti britanik në Santorini të Greqisë. Çifti ka ndërruar jetë, pasi makina me të cilën ata udhëtonin ka rënë në 200 metra thellësi.

Çifti, që ishin rreth të 20-ve ishin duke ecur me makinë, kur u shkaktua aksidenti i tmerrshëm.

Ata ishin ngjitur në malin më të lartë të zonës, kur makina e tyre pësoi aksident dhe u rrokullis tëposhtë, shkruan “The Sun”.

Më vonë, britanikët u deklaruan të vdekur dhe u larguan prej luginës. Zyra e Jashtme dhe Komonuelthi thanë se çifti vdiq, ndërsa ishte me pushime në Greqi.

Santorini është ndër ishujt më të bukur të Greqisë dhe tërheq miliona turistë në vit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco