VIDEO/ Protestat ndaj Vuçiç, opozita pushton Radio-Televizionin e Serbisë

VIDEO/ Protestat ndaj Vuçiç, opozita pushton Radio-Televizionin e Serbisë

22:48, 16/03/2019
A+ Aa A-

Ndërsa Tirana vlon nga protestat e Opozitës, në Beograd protestuesit kundër Presidentit Vuçiç,,kanë pushtuar sonte Radio-Televizionin publik.

Protestuesit në Beograd kundërshtojnë udhëheqjen autokratike të vendit nga Aleksandër Vuçiç dhe klika e tij që po e sundojnë vendin me të njëjtat forma që përdor edhe homologu i tij Rama në Shqipëri.

Protestuesit në Serbi sulmuan radiotelevizionin pasi ata mendojnë se ky ent publik është vënë në shërbim të qeverisë dhe raportimet e tij janë thellësisht të njëanshme.

Policia u fut në ndërtesë dhe u përpoq të largojë grupet e protestuesve, por pa sukses.

Disa udhëheqës opozitar thanë se nuk do të largohen nga aty derisa tu jepet hapësira e duhur në lajmet qendrore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco