FOTO/ Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, ngushëllimet e politikës

FOTO/ Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, ngushëllimet e politikës

22:16, 13/02/2019
A+ Aa A-

Pas aksidentit tragjik në Maqedoninë e Veriut, ku deri tani numërohen 13 viktima, ka ardhur edhe reagimi I kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shprehet: “Pikëllim për tragjedinë e autobusit në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut, ku numri i viktimave e të plagosurve ka tronditur e shqetësuar aq shumë familje. U jemi pranë shpirtërisht të gjitha familjeve dhe të gjithë vendit mik”, shkruan Rama.

Reagime të shumta edhe nga politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kreu I BDI-së Ali Ahmeti përmes një postimi në Facebook, shfaq trishtimin e tij për këtë ngjarje të rëndë.

“I trishtuar nga aksidenti tragjik në autostradën Tetovë - Shkup.

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave.

Ndajmë dhimbjen me familjarët, do të jemi pranë tyre si dhe të lënduarve duke vijuar me mobilizimin maksimal të zjarrfikësve, policëve dhe mjekëve për t’iu dal në ndihmë të gjithëve”, shkruan Ahmeti. Ndërsa nuk ka munguar as reagimi I kryeministrit Zoran Zaev, I cili shkruan:

“Ngushëllime për të afërmit për humbjet e jetëve. Nga dhimbja nuk kam fjalë për të thënë që të mundohem t’i ngushëlloj më të afërmit e viktimave dhe të lënduarve”

Reagime të shumta edhe nga politika në Kosovë, ku nuk mungojnë ngushëllimet e presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco